4 Dhjetor, 2020

Janë fejuar? Fansat e Taylor Swift janë të bindur se këngëtarja i ka thënë “PO” përgjithmonë të dashurit dhe arsyeja është…


Fansat e Taylor Swift janë të bindur se këngëtarja mund të ketë më shumë se katër vite që është fejuar me të dashurin e saj, Joe Alwyn.

taylor swift (1)

Këngëtarja nxiti dyshimet për një fejesë të mundshme, pas ndryshimit të tekstit të këngës së saj, “Love Story”.

Fansat kanë vënë re se një pjesë të tekstit ajo ndryshoi nga “Baby just say yes” në “Baby just said yes”.

taylor swift (4)

Disa të tjerë kanë parashikuar se ajo do e bëjë publik këtë lajm me rastin e 31-vjetorit të lindjes, në datë 13 dhjetor.

Fansat e çiftit janë të bindur për këtë fakt dhe tashmë thjesht po presin një konfirmim nga Taylor Swift.

taylor swift (5)

Thashethemet për fejesën kanë qenë të zhurmshme që nga publikimi i dokumentarit të Swift, i cili titullohet “Miss America”, në janar, gjatë së cilit ajo u filmua me një unazë fejese në dorë.

taylor swift (2)

Këngëtarja dhe partneri i saj janë në një lidhje që nga viti 2017 dhe kanë arritur që ta mbajnë atë relativisht private.

Në fillim të këtij viti, një burim për “Us Weekly” tha se çifti duan “patjetër” të martohen një ditë.

taylor swift (3)

“Ata kanë folur për planet e së ardhmes përfshirë edhe martesën. Nuk kanë një afat të përcaktuar, por janë shumë të dashuruar,”– tha burimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al