12 Korrik, 2022

James Franco rikthehet në aktrim 4 vite pas akuzave për abuzim seksual


James Franco po i rikthehet karrierës katër vjet pasi u përball me akuza për abuzim seksual.

Sipas The Hollywood Reporter , 44-vjeçari i nominuar për Oscar është përzgjedhur në rolin e një peshkatari në dramën “Me, Yo” nga regjisori Bille August. Prodhimi fillon në shtator, raportoi media, dhe kasti përfshin gjithashtu Tom Holland dhe Daisy Jacob.

“Jam i emocionuar që do të hyj në këtë projekt fenomenal dhe do të punoj me legjendarin Bille August. Unë jam një fans i madh i punës së tij dhe “Me, Yo”  është një skenar vërtetë i shkëlqyer,” tha Franko në një deklaratë.

THR shtoi se Franko po luan gjithashtu në filmin e ardhshëm aksion Mace.

Aktori i  Pineapple Express u akuzua për sjellje seksualisht të papërshtatshme nga pesë gra, katër prej të cilave ishin studente të tij të aktrimit, në një artikull të botuar nga Los Angeles Times  në janar 2018. Po atë muaj, një nga viktimat e supozuara, Sarah Tither-Kaplan, i tha  Good Morning America  se Franko ” abuzoi pushtetin e tij  duke shfrytëzuar gratë jo të famshme me të cilat ai punoi nën maskën për t’u dhënë atyre mundësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al