7 Dhjetor, 2020

“Jam nënë vetë! Nëse fëmija im ka ftohtë, unë vdes”- Loredana Zefi bën gjestin e madh bamirës, reperja dhuron 100.000 euro për fëmijët në nevojë


Reperja e njohur, Loredana Zefi është konsideruar si “ylli me zemër të madhe”, pasi dhuroi një shumë prej 100 mijë eurosh për fëmijët në nevojë.

Loredana dhuroi shumën për eventin e bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët) të mbajtur në Gjermani.

Gjatë fjalës së saj për gjestin bamirës, Loredana Zefi u shpreh: “Unë jam nënë vetë. Nëse fëmija im ka ftohtë, unë vdes. Dua të them që ne fitojmë mjaft para. Dhe njerëzit që kanë diçka për të kursyer, pse mos të vendosin një buzëqeshje në fytyrën e një fëmije dhe t’i heqin shqetësimet e tyre? Ne s’duhet të jemi egoistë.”

“Reperja 25-vjeçare dhuroi 100.00 euro në eventin “Ein Herz für Kinder”. Por kush është ylli me zemrën e madhe?”– shkruan Bild.

“Spotify” e ka renditur reperen shqiptare si artisten më e transmetuar në Gjermani me 351.8 milion shikime.

Sipas hulumtimeve të BILD, ajo fitoi në një vit rreth 1.5 milion euro. Ndërsa ekspertët vlerësojnë se Loredana merr deri në 4.000 euro në ditë.

Ndërkohë, në javët e ardhshme ajo po përgatitet për festat e Krishtlindjeve.

“Do pjekim shumë biskota. Kurrë nuk e kam bërë më parë, por tani e kam vendosur. I dua Krishtlindjet, është një festë ku feja nuk ka rëndësi për mua. Do bëjmë një festë familjare,”- tregoi reperja për Bild.

Ndërsa shtoi se familja është prioritet për të.

“Ky ishte viti ime. Kisha kohë për veten dhe vajzën time, është bërë 2-vjeçe. Por të mos ishte izoluar vendi, s’do kisha shumë kohë për të. Pasi të mbarojë karantinimi dua të shkoj në një udhëtim me Hanën,”- u shpreh Loredana.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al