29 Prill, 2020

“Jam në një betejë emocionale dhe mendore”- Emily Ratajkowski flet për periudhën e vështirë gjatë izolimit. Ja këshilla që jep për një karantinë pa stres


Emily Ratajkowski është në një periudhë të vështirë emocionale ndërsa qëndron e izoluar për shkak të koronavirusit.

Supermodelja po kalon një betejë emocionale dhe mendore teksa po qëndron mbylur me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard mes pandemisë globale.

Por 28-vjeçarja është shprehur se qëndrimi mbyllur nuk është i lehtë për të.

“Për mua është një betejë emocionale dhe mendore për të mbajtur humorin lart dhe për të qëndruar e zënë me punë,”– tha Emily për A Zoom of One’s Own të Vogue.

Modelja gjithashtu inkurajoi njerëzit që të merren me stilimin e flokëve të tyre në mënyrë që të kalojnë pa stres izolimin.

“Një këshillë për të qëndruar të shëndetshëm është larja dhe rregullimi i flokëve. Seriozisht, thjesht bëjeni. Do mahniteni sesi rituali i kujdesit për veten do të ndihmojë në ngritjen e humorit,”– tha ajo.

Aktorja Gone Girl gjithashtu beson se nuk ka ‘rregulla’ gjatë pandemisë kur bëhet fjalë për rutinën.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al