10 Maj, 2022

Jack Harlow kërkoi miratimin e Dua Lipa-s para se të publikonte këngën dedikuar asaj, ja si reagoi këngëtarja


Reperi amerikan, Jack Harlow, ka zbuluar së fundmi se ka kërkuar aprovimin e këngëtares, Dua Lipa, para se të titullonte këngën me emrin e saj.

24-vjeçari tregoi se kishte biseduar me bukuroshen me origjinë kosovare, para se të titullonte njërën nga këngët e tij të albumit të ri “Dua Lipa”. Albumi titullohet  “Come Home The Kids Miss You” dh është i dyti për reperin.

Sipas tij, ylli i popit Dua Lipa në fillim ishte habitur rreth qëllimit, por megjithatë është shprehur se ajo mendon se kënga është në rregull. Dy artistët kanë komunikuar më shpesh kohëve të fundit dhe Jack shpreson që Dua, eventualisht do ta vlerësojë këtë “dedikim të bërë nga ai.”

Që para se të publikohej, kënga është bërë virale dhe në një pjesë të saj reperi dëgjohet duke thënë: “Dua Lipa, po mundohem të kem diçka më shumë me të sesa një bashkëpunim”.

Dhe ndonëse Lipa ende nuk i është përgjigjur publikisht kërkesës së reperit, fansat tashmë kanë nisur të flasin se po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre.

Në “Dua Lipa”, duke u mburrur për trupin e tij( shoqëruar me një vlerësim për trajnerin e tij personal dhe bashkëpunimin me Kanye West), ai i lutet Dua të marrë parasysh famën e tyre. “I kam shitur bodrumet, le të bëjmë arena”, thotë ai. Se si do shkojë raporti mes tyre mbetet për tu parë teksa gjithë sytë janë nga ata. Në një intervistë për “Extra”, para disa kohësh kur u pyet për personin që mezi priste të takonte në Grammy, ai u shpreh me fjalë të tjera Dua. “Më pëlqen Dua Lipa”, -ishte përgjigjja e yllit amerikan. Dyshja ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjetin social instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al