11 Shkurt, 2018

Ja si kujdeset Lulzim Basha për doktor Berishën (FOTO)


Skenat, ku deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tregojnë respekt dhe kujdes të veçantë për ish-Kryeministrin Sali Berisha, i kemi parë jo rrallëherë.

Shumë prej deputetëve, si Strazimiri, Noka apo Paloka, tregohen xhentelmenë të vërtetë me doktor Berishën kur ai është duke u futur në Parlament apo duke dalë që andej.

Berisha është një nga deputetët e rrallë, që nuk ndalon në oborrin e Parlamentit për të biseduar me kolegët. I vetmi ndalim që ai bën, është para gazetarëve kur prononcohet për mediat.

Ndërkohë, këtë të enjte kemi parë kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Bashën, teksa ka shoqëruar doktorin, kur ai ka dalë nga Parlamenti. Ka bërë një copë rrugë me të duke biseduar dhe e ka shoqëruar deri te makina, e cila e pret gjithnjë në oborrin e Parlamentit.

Jo vetëm kaq, por ndërkohë që truproja e Bashës kujdesej për të duke i dhënë pallton, Basha, nga ana e tij, kujdesej për Berishën duke e shoqëruar edhe me një dorë në shpinë nga pas, si xhest kortezie dhe respekti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al