21 Tetor, 2020

Ja si kanë ndryshuar të pasmet e Kim Kardashian ndër vite


Paratë nuk mund të të blejnë lumturi, por mund të të blejnë një fytyrë dhe një trup komplet të ri.

kim kardashian (2)

Në 2007-ën, Kim Kardashian ishte një 20-vjeçare normale, që mundohej të siguronte jetën duke organizuar garderobën e Paris Hilton.

kim kardashian (1)

Por, pas 13 vitesh, ylli, e cila mbush 40 vjeç sot, është një ndër femrat më të fotografuara në botë, raporton “Mirror”.

Ajo kishte një fytyrë dhe fizik normal si gjithë të tjerët.

kim kardashian (7)

Me kalimin e viteve, Kim ndryshoi shumë, pasi iu nënshtrua disa ndërhyrjeve. Megjithatë, ato që tërhoqën menjëherë vëmendje ishin të pasmet e saj.

Por, Kim mohoi të ketë bërë një ndërhyrje apo të ketë përdorur implante.

kim kardashian (4)

Ekspertët thonë se është e pamundur të mos ketë bërë asgjë dhe dyshojnë se ka transferuar dhjamin nga pjesë të tjera të trupit, pikërisht tek të pasmet.

kim kardashian (3)

Është e mundur që ajo të ketë transferuar dhjamin nga zonat ku dëshirohet më pak, siç është beli ose stomaku, dhe t’i ketë vënë tek të pasmet për të krijuar një kornizë më të lakuar“,- u shprehën ata.

kim kardashian (6)

Pas lindjes së vajzës së saj të parë, North, në 2013, Kim bëri një ‘belfie’, duke pozuar me rroba banjo të bardha, që i nxirrnin në pah të pasmet.

kim kardashian (3)

Një vit më vonë, ajo theu internetin duke pozuar për “Paper Magazine” e zhveshur dhe e lyer me vaj.

kim kardashian (8)

Edhe pse të pasmet e famshme i kanë sjellë miliona, në 2016-ën, Kim tha se dëshironte të kthehej si dikur, kur trupi i saj ishte normal.

kim kardashian (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al