8 Shtator, 2017

Ja cilët prej familjarëve të Blendit ishin mbrëmë në eventin e Opinionin


Festa e madhe e “Opinion” padyshim që ishte shumë madhështore dhe bëri bashkë shumë nga fytyrat më të njohura të ekraneve shqiptare.

Kështu njerëz të politikës, showbizit apo medias ishin prezent në këtë festë dhe me ta u njohëm nëpërmjet transmetimit live apo edhe përmes fotove të ndryshme që vipat postonin në faqet e tyre në rrjetet sociale, dikush për t’i bërë jehonë vetes, shoqërisë apo edhe veshjes. Në evente të tilla të kësaj natyre, ata që janë më “të padukshmit” duket se janë gjithmonë familjarët. Megjithëse bashkëshortja, Inesi ka zgjedhur të ketë një profil të ulët publik, ajo nuk mund të mungonte në eventin më të rëndësishëm të të shoqit së bashku me vajzën e madhe.

Inesi dukej elegante si gjithnjë dhe vajza e tyre e madhja, Mishel ishte bërë e mrekullueshme, e rregulluar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, 17-vjeçarja shkëlqeu si një zonjushë e rritur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al