12 Shtator, 2017

Ja dedikimi i ndjerë i Evi Reçit për Marina Vjollcën


Fundjavën e kaluar Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni në bregdetin e Durrësit, në prani të familjeve, të afërmve e miqve më të ngushtë.

Një ndër të ftuarit vip të dasmës, sigurisht ishte edhe kushërira e saj këngëtarja Evi Reçi. Sot Evi ka postuar një foto me nusen në Instagram duke i bërë edhe një dedikim shumë të ndjerë dhe fjalë ngrohtë.

Ja çfarë i shkruar ajo: “Nëse do të doja të kisha një motër, do e kisha pikturuar me portretin dhe shpirtin tënd. Jam e lumtur që isha pjesë e ditës tënde më të rëndësishme poçi! Kam një porosi: Ji e lumtur sepse e meriton!” – përfundon Evi postimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al