17 Mars, 2020

Izolim në dhoma të ndara dhe puthje përmes xhamit, bashkëshorti i Heidi Klum rezulton negativ ndaj koronavirusit, ndërsa supermodelja …


Bashkëshorti i Heidi Klum, Tom Kaulitz ka reultuar negativ për koronavirusin, sipas vëllait të tij Bill Kaultiz.

Kitaristi i Tokio Hotel u testua së bashku me supermodelën 46-vjeçare, pasi të dy u sëmurën gjatë javës së kaluar.

Vëllai i 30-vjeçarit, Bill bëri njoftimin të hënën përmes një postimi në InstaStory.  Por përgjigjet për modelen nuk janë zbuluar ende.

Heidi zbuloi përmes një postimi në Instagram se nuk ndihej mirë. Gjithashtu edhe bashkëshorti i saj, i cili ishte në një turne me grupin e tij, u sëmur në të njëjtën kohë. Ata u izoluan në ambiente të ndara, ndërsa publikuan pamje në internet duke u puthur përmes xhamit.

“Po aq sa dua ta përqafoj dhe ta puth, po aq e rëndësishme është të kujdesemi për njëri-tjetrin”- shkroi modelja.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al