7 Shtator, 2017

Ivanka Trump e thërret të atin me këtë term, por në Amerikë ai cilësohet skandaloz. Ja arsyeja


Në një fjalim publik të mbajtur në Dakota të mërkurën, Presidenti Donald Trump u shpreh se, Ivanka Trump e kishte lutur të merrte pjesë në këtë ceremoni.

Trump e perifrazoj atë kështu: “Ajo tha: Babush, mund të vij me ty?”, për të shtuar më tej: “Më pëlqen kur më thërret ashtu”… Kjo e ka hutuar pak opinionin publik, për aq kohë sa termi ‘daddy’ i përdorur nga Ivanka, ka një tjetër kuptim…Në gjuhën e zakonshme amerikane, cilësimi i mashkullit ‘babush’ nga ana e femrës, përdoret për një term disi më vulgar, kur bëhet fjalë për një lidhje mes një vajze shumë të re dhe një të moshuari pasanik.

Por ajo që ka shkaktuar më shumë konfuzion tek të pranishmit dhe mediat rozë në Amerikë është edhe fjalia pasuese e presidentit: “…Më pëlqen kur më flet ashtu”, u shpreh Trump. /Mirror.uk/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al