30 Nëntor, 2019

Italianët solidarizohen për Shqipërinë, kuq e zi për 3 ditë me rradhë


Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, ka patur mbështetje dhe ndihma jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Ata kanë ofruar ndihën e tyre dhe janë solidarizuar me Shqipërinë e prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Kështu, mediat italiane kanë raportuar se Kupola e San Gaudenzio do të ndriçohet me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar për 3 ditë rresht. Ky është një gjest solidariteti i qytetit të Novarës pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.

“Një gjest simbolik i administratës për të shprehur solidaritetin maksimal në lidhje me atë që po përjeton Shqipëria. Këto ditë takova presidentin e Urës, shoqata e kryesuar nga shqiptarët që jetojnë në Itali dhe në Novara në veçanti. Ne folëm për atë që ndodhi në vendin tuaj: Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupën, simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Alessandro Canelli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al