12 Mars, 2022

Ish-partnerja e Elon Musk, në një romancë të re me ish-ushtaraken amerikane


Ish-partnerja e majatit të teknologjisë Elon Musk, Grimes  ka filluar një romancë të re me ish-ushtaraken, Chelesea Manning. Burime të sigurta për Page Six konfirmojnë se lidhja e tyre po bëhet serioze dhe se së bashku kanë jetuar në Austin.

 

 
Dyshja është parë që të kenë shkëmbyer mesazhe dhe komenete në rrjetin e tyre social në Twitter. Ish-ushtarja amerikane, nga ana e saj, bëri bujë në fillim të viteve 2010 për zbulimin e qindra mijëra dokumenteve në WikiLeaks. Ajo u dënua me 35 vjet burg pasi u shpall fajtore për 20 krime, duke përfshirë gjashtë shkelje të ligjit të spiunazhit.

Në janar 2017, Presidenti Barack Obama ia ndryshoi dënimin e mbetur me burg Manning pasi ajo kishte kryer shtatë vjet dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasje.

Ndërkohë nga ana tjetër, qarkulluan lajmet se miliarderi Elon Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes janë bërë përsëri prindër. Ata kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Exa Dark Sideræl.

Grimes Reveals She and Elon Musk Welcomed Baby No. 2 - E! Online

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al