13 Qershor, 2019

Ish-ministri Bushati ka një pikë të dobët, me të cilën tërheq vëmendjen e publikut


Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, fotografohet vazhdimisht në një pozicion që duket se nuk është i rastësishëm. Ai ka një detaj që, mesa duket, është meraku i tij. Bëhet fjalë për këpucët.

Nuk janë të rralla rastet kur Bushati është fotografuar nga paparazzi ynë, duke u fokusuar te këpucët e kolegëve ose duke iu treguar atyre të tijat.

Mesa duket, pasi mbarojnë bisedat për politikën, Ditmiri hap bisedën për këpucët, ku i ke blerë, çfarë marke, këto të miat janë iks markë etj.. Ja pra që edhe burrat janë të fiksuar pas veshjeve po aq sa edhe gratë, kot u ka dalë nami këtyre të fundit!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al