15 Maj, 2022

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez fejohet me modelen e njohur. Unaza e njëjtë me atë që i dhuroi këngëtares në vitin 2004?


Këngëtari i njohur latin,Marc Anthony është fejuar sërish dhe këtë herë me modelen Nadia Ferreira. Ishte ajo e cila e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale, edhe pse një detaj i vogël bëri që ndjekësit e çiftit të rkujtonin ish-bashkëshorten e këngëtarit, Jennifer Lopez .

Ferreira e bëri publike fejesën e saj me Anthonyn perms një fotoje në të cilat ajo ndau në Instagram, ku shfaqeshin duart e tyre të kapura për të treguar unazën mahnitëse që i dhuroi këngëtari.

Mirëpo, ai imazh u bë qenë shkak që fansat të reagonin, pasi një detaj i vogël ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të çiftit, përveç fansave të J-Lo.

Guri qendror i prerë në formë katore i cili është i rrethuar nga dy gurë më të vegjël, mund të themi se duket shumë e ngjashme me unazën që Anthony i dha ish-bashkëshortes, Jennifer Lopez, në vitin 2004.

Gjithashtu ishte dhe tatuazhi i Marc Anthony që ia dedikoi atëherë artistes por që tashmë e ka fshirë.

Bëhet fjalë për tatuazhin që Marc Anthony ka në gishtin e majtë të unazës. Kjo pasi këngëtari bëri një tatuazh që simbolizonte unazën e tij të martesës, në gishtin e tij kur u martua me divën e popit në vitin 2004.

Ky nuk ishte i vetmi tatuazh që Anthony bëri për të , pasi bëri tatuazh emrin e Jennifer-it në kyçin e dorës, megjithëse pas ndarjes së artisti vendosi ta mbulonte me një dizajn tjetër.

Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004-ën, me Lopez nga viti 2004 në 2014-ën dhe modelen Shannon De Lima nga 2014-a deri në 2017-ën. Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me J.Lo-në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al