16 Tetor, 2017

Irid Oxa: U lakova si shkaku i ndarjes së Olsit të “Big Brother” nga Fjorentina, ja kush është ai për mua


“Kemi kohë që jemi njohur dhe kemi miqësi të përbashkët”, ishte deklarata e tifozes seksi kuqezi të “Euro 2016”, Irid Oxa, këtë verë pasi mediat hamendësuan për lidhje dashurie mes saj dhe Olsit të “Big Brother 9”.

Emri i modeles u komentua direkt pas ndarjes së papritur të finalistit të këtij “reality show” nga Fjorentina, ndërkohë që Oxa ndodhej me pushime në Jug. Por këtë javë duket se është kthyer sërish historia e ndarjes së çiftit finalist të “BB”, pas një statusi ku Fjorentina shprehte hapur zhgënjimin e saj të dashurisë.

Për të vërtetën se si u gjend në mes, jetën që bën në Itali, familjen që dëshiron të krijojë, Irid flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”:

Pas pushimeve të verës në Jug të Shqipërisë, si ka nisur vjeshta për ty?

Pas pushimeve të verës, kam qenë e angazhuar me studimet.

Çfarë shije të lanë pushimet dhe a ruajte ndonjë kujtim të veçantë nga ditët e nxehta që kalove në Shqipëri?

Ishte një verë shumë e bukur dhe plot kujtime të veçanta, ashtu si dhe plot dashuri.

Bëri jo pak bujë miqësia jote me Olsi Klosin e “Big Brother 9”. Si përfundim çfarë kishte apo ka mes jush, pra si do ta përkufizoje afrimitetin tuaj ndërkohë që ai u përfol për ndarjen?

Në fakt, midis meje dhe Olsit s’ka pasur kurrë gjë. S’e di pse është lakuar emri im nga persona të tretë, sikur kam qenë unë shkaku, kur nuk është kështu. Olsi është shumë çun i mirë.

Në dashuri, i jep rëndësi pasurisë apo ndjenjës me zemër?

Jo, pasurisë fare. Unë kam pasur dhe lidhje me persona me rrogë normale. Rëndësi ka të jem e lumtur. S’i jap rëndësi pasurisë.

E imagjinon veten familjare dhe nënë me sa fëmijë dëshiron të jesh?

Që kur mbusha 27 vjeçe fillova ta shoh veten ndryshe, sikur më erdhi koha e duhur për të krijuar familje. E kam ëndërruar shumë një familje dhe i dua shumë fëmijët. Do të më pëlqente të kisha tre fëmijë.

Propozimi më tundues që ke marrë ndonjëherë?

Eh, s’i mbaj mend. Janë shumë.

Ofertës në televizion që mund t’i thuash po?

Nga televizionet italiane do të më pëlqente “Le iene”.

Si tifozja më seksi e shpallur tashmë, e ndoqe nga stadiumi apo ekrani ndeshjen e Shqipërisë me Italinë?

Ndeshjen e pashë në ekran. Futbollistët luajtën mirë, dhanë maksimumin si gjithmonë./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al