23 Mars, 2019

Interneti mërzitet me deklaratën e aktores së famshme për Michael Jackson: Nevojat e tij seksuale ishin…


Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, duke se është rrëzuar nga fronti dhe shumë vende tashmë kanë bojkotuar muzikën e tij. Kjo vjen si pasojë e dokumentarit “Leaving Neverland”, i cili tregon detaje nga abuzimet seksuale të të miturve nga këngëtari i famshëm.

Por së fundmi, aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane, Barbra Streisand, është shprehur se akuzat nuk do të jenë aq serioze sa paraqiten në dokumentar.

“Nevojat e tij seksuale ishin nevojat e tij seksuale, që vijnë nga çdo fëmijëri që ai ka patur apo çfarëdo ADN-je që ai ka patur. Ju mund të thoni ‘i ka ngacmuar’, por këta fëmijë, siç keni dëgjuar, thonë se ishin të entuziazmuar që ishin atje. Të dy u martuan dhe të dy kanë fëmijë, kështu që ajo gjëja nuk i vrau. Ndihem keq për fëmijët. Ndihem keq për të. Unë fajësoj prindërit, të cilët lejuan fëmijët e tyre të flinin me të”, tha Barbra në një intervistë për “The Times”.

Lidhur me këtë deklaratë, përdoruesit e rrjeteve sociale u ndanë në dy grupe. Ka persona që janë pro Michael Jackson dhe u mërzitën me Barbra-n se i beson të akuzuarit, si dhe nga ana tjetër janë ata që janë kundër këngëtarit dhe janë mërzitur me aktoren se, nënvlerëson vuajtjet e viktimave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al