23 Janar, 2018

“Instagram” kopjon “WhatsApp”, tregon kur keni hyrë për herë të fundit


Duke marrë shkas nga “WhatsApp” dhe “Messenger”, të cilat janë aplikacione në pronësi të “Facebook”-ut, edhe “Instagram”-i tashmë do të tregojë se kur miqtë kanë përdorur këtë rrjet social për herë të fundit.

Por kjo vjen me një ndryshim, pasi një gjë e tillë mund edhe të çaktivizohet, nëse ju nuk dëshironi që të jetë një informacion që duhet marrë vesh.

Nëse ju bëni çaktivizimin, atëherë as ju nuk do mundni që të shihni orarin e fundit kur kanë hyrë miqtë tuaj.

Ndërkohë “Instagram” ka sqaruar se funksioni i fundit quhet “Trego gjendjen e aktivitetit”. Në seksionin e mesazheve direkte, do të tregohet dhe ora e fundit kur ka qenë online, por vetëm të personave që ndiqni dhe me të cilët keni biseduar.

Gjithashtu shpjegohet se për ta çaktivizuar duhet të shkosh pikërisht në profilin tënd të “Instagram”, të hysh te rregullimet, dhe të shkoni tek opsioni “Trego gjendjen e aktivitetit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al