30 Gusht, 2021

“Ikën nga tmerret e luftës”, gazetarja e BBC publikon videon e fëmijëve afganë të strehuar në Shqipëri teksa luajnë


femijeafgane

Shqipëria ka pritur disa grupe me qytetarë afganë që janë larguar nga vendi i tyre. Një pjesë e mirë e afganëve janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti ndërsa një pjesë tjetër në resortet në Durrës.

Më herët sollëm disa foto dhe video se si qytetarët afganë kalojnë kohën në rezidencën studentore në Qyteti Studenti.

Këtë e ka pasqyruar dhe një gazetare e BBC. Yalda Hakim ka publikuar në rrjetin e saj social Twitter, disa fëmijë afganë teksa luajnë.

“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në “Twitter”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al