22 Korrik, 2019

“I vjen zor ta thotë”, kolegët vënë në lojë moderatoren shqiptare që jeton me vjehrrën


Moderatorja e njohur e “Digitalb”, Vilma Masha një vit më parë i dha fund beqarisë dhe u martua në një dasmë private me partnerin e saj, identitetin e të cilit nuk dëshiron ta zbulojë. Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka qenë e ftuar së bashku me kolegët e saj të “Digitalb” në “E diell” ku dhe ka folur si rrallëherë për jetën private.

Vilma është pyetur nga ana e Ervin Kurtit se si i ka marrëdhëniet me vjehrrën duke qenë se jetojnë në një shtëpi dhe ajo tha: “Kam marrëdhënie shumë të mira me vjehrrën, shkoj shumë mirë me të.”, tha Vilma ndërsa  Ervini vazhdoi duke e pyetur: “Edhe pse jetoni në një shtëpi?” “Po, sigurisht!”, ia ktheu ajo ndërkohë që kolegu i saj Shakohoxha i nxori një sekret.

“Aq mirë shkon Vilma me vjehrrën, saqë ha drekë në punë dhe kur kthehet në shtëpi, i vjen zor të thotë se ka ngrënë dhe ha për së dyti…” , tha ai me humor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al