18 Gusht, 2022

I theu telefonin djalit autik, ja shuma e majme që duhet të paguajë Ronaldo si dëmshpërblim


Telashet për Kristiano Ronaldon duket se vazhdojnë edhe jashtë fushës së lojës me portugezin që është rikthyer të vuajë pasojat e veprimit të tij ndaj një tifozi në përfundim te ndeshjes Everton-Junajtid, në të cilën “Djajtë” u mposhtën me rezultatin 1-0.

Në përfundim të sfidës, Ronaldo duke u larguar reagoi keq ndaj një tifozi duke i goditur dorën ku mbante telefonin dhe duke ja rrëzuar atë në tokë. Episodi u bë viral me djalin që rezultoi se ishte autik dhe prindërit e tij që morën masa ligjore ndaj yllit portugez.

Çështja i kaloi gjykatës e cila sipas raportimeve nga “Daily News” ka dënuar Ronaldon me një gjobë prej 100 mijë eurosh për shkak të agresionit ndaj të miturit, në formë dëmshpërblimi për familjen e djalit me emrin Xhejk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al