25 Korrik, 2018

I riu godet shtyllën me kokë, kjo është videoja më qesharake nga trendi i ri i rrjeteve sociale


Policia spanjolle ka paralajmëruar për rrezikun e një trendi të ri në internet. Ka të bëjë me daljen nga makina, më saktë nga vendi i shoferit teksa ajo është në ecje e sipër.

Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga sfida e quajtur “In my feelings”. Janë shumë të rinj që e kanë provuar këtë trend, e videot e bëra më pas i postojnë online.

Por ka raste ku gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet duke shkaktuar edhe incidente. Për këtë arsye policia ka bërë thirrje të ndalohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas policisë, dikush do të marrë plagë të rënda apo edhe të vdesë si pasojë e këtij trendi të “çmendur” e të rrezikshëm.

Ndërkohë në këtë video do të shihni disa momente kur kjo sfidë nuk ka shkuar mirë. Madje një djalë i bie shtyllës me kokë teksa kërcen dhe sheh nga makina ku ka të vendosur edhe kamerën.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al