16 Mars, 2022

I mbuluar me gjak/ Çfarë i ka ndodhur Pete Davdison?


Ai u varros së fundmi në një videon muzikore më të fundit të Kanye West dhe tani Pete Davidson shfaqet i mbuluar me gjak nga koka te këmbët.

Për fat nuk ka asnjë problem  pasi kjo shfaqje e aktorit komedian është pjesë e një skene për thrillerin e tij të ardhshëm ‘Miramax The Home’, të cilin ai u pa duke xhiruar në New Jersey të martën.

Pavarësisht se dukej mjaft i frikshëm, Pete Davidson u fotografua me një buzëqeshje në fytyre dhe dy gishtat e mëdhenj të ngritur lart gjatë një pushimi nga xhirimet e “The Home”.

Edhe pse ai ishte plotësisht i mbuluar nga boja e kuqe,Pete dukej i qetë. ‘SNL’ prej disa javësh ka filmuar trillerin horro dhe gjithashu duke kaluar  kohë me të dashurën e tij të re, Kim Kardashian.

Në film, Davidson portretizon rolin e një njeriu ‘të trazuar’ të quajtur Max, i cili punësohet në një shtëpi të të moshuarve, ku vjen për të zbuluar se banorët dhe kujdestarët kanë një të kaluar të ‘sekreteve të këqija’, raportoi Deadline në janar.

Personazhi i Davidson përfundimisht mëson se ai ka një lidhje personale me shtëpinë që daton që nga fëmijëria e tij.

Producenti Bill Block tha për prezantimin e projektit: “Ne jemi të ngazëllyer që mbështesim vizionin brilant të DeMonaco-s … me aftësitë e tij mjeshtërore të tregimit dhe shkathtësinë e Pete si aktor, ky film do ta mbajë audiencën pas ekranit”.

Ndërkohë, Kanye West dhe Pete janë në mes të një grindjeje publike për yllin e ‘KUWTK”.

Traileri i parë zyrtar për serialin e ri Hulu The Kardashians u publikua  gjithashtu të hënën në mëngjes dhe ofroi shumë informacione.

Pjesa që ra më shumë në sy është Kim Kardashian duke i thënë motrës së saj Kourtney se ish-bashkëshorti i saj Kanye West i kishte thënë se ‘karriera e saj kishte mbaruar’.

Së fundmi, 28-vjeçari zbuloi një foto të dhomës së gjumit, e bërë me sa duket pranë të dashurës Kim Kardashian , ku ndërkoh kshkëmbeu disa mesazhe me ish-in e saj Kanye West duke i bërë publike në rrjetet sociale.

Kim dhe Kanye kanë debatuar për lidhjen e saj me yllin e SNL,  Pete Davidson  dhe mënyrën në të cilën ajo po rrit katër fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Dhe disa anëtarë të familjes së famshme dëgjohen duke thënë: “Kurrë mos dil kundër familjes”, që duket se është një paralajmërim për Kanye. Kris thotë gjithashtu se “askush nuk i pa” Kim dhe Pete duke ardhur ndërsa ajo buzëqesh ndërsa shpërndahet një video e Kim duke puthur Pete në SNL.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al