22 Mars, 2019

I kopjoi veshjen, Bieta thumbon publikisht Rudinën (VIDEO)


Një ditë më parë, moderatorja e njohur Rudina Magjistari u shfaq në emisionin e saj me një kostum për të cilin tha se e kishte me merak që ta vishte apo jo.

“E kisha me dyshim këtë kostumin kur e vesha se mendova do thonë ‘ka dalë me pizhama’. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit”, sqaroi Rudina publikun e saj.

Por një veshje të tillë e ka patur edhe moderatorja e “Top Channel”, Bieta Sulo në emisionin e saj. Bieta është shfaqur e veshur me trendin më të fundit dy ditë para.

Sulo ka publikuar sot në “Instagram” një video për të treguar veshjen si ‘pizhama’. Bashkëngjitur me postimin ajo shkruan datën dhe ditën kur e ka veshur, që përkon me një ditë para se ta vishte Rudina.

 

View this post on Instagram

 

20. 03. 2019 (e merkure ?)

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on


Me këtë, Bieta donte t’u tregonte të gjithëve se ishte ajo e para që doli me një veshje të tillë. Por kujt i shkojnë më shumë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al