11 Qershor, 2019

I kërkoi Ermalit t’i bënte një foto në pishinë, Amit nuk i pëlqen aspak rezultati


Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, po shijon disa ditë pushime së bashku me bashkëshorten, Amarda Toska, dhe dy fëmijët Joel dhe Sia, në Belek të Turqisë.

Ermali dhe Amarda janë mjaft aktivë në profilet e tyre në “Instagram”, ku nuk kanë ngurruar që të publikojnë foto apo video nga këto pushime.

Ami ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku njëra nuk është aq edhe e bukur. Ajo ka zbuluar se foton e ka realizuar pikërisht Ermali.

“Kur i thua burrit të të bëjë foto”, shkruan Ami në foton që mes siguri nuk i ka pëlqyer aspak rezultati. Në foto, Ermali në fakt ka fokusuar këmbën e tij në vend të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al