18 Nëntor, 2022

“I gjithë fokusi është tek ajo”/ Vogëlushja e Eni Koçit është arsyeja përse këngëtarja ‘mërzitet’ me Greta Koçin? (Video)


Rreth një muaj më parë, këngëtarja Eni Koçi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën e saj të cilën e pagëzoi me emrin Adea.

Nga ana tjetër Greta Koçi ka marrë gjithashtu për herë të parë titullin ‘teze’ dhe nuk kishte si të ishte më e lumtur se kaq.

Së fundmi këngëtarja realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku një prej tyre e pyet Gretën nëse ‘të qenurit teze është ndjesia më e mirë’.

Teksa u përgjigj me anë të një videoje, këngëtarja  zbuloi gjithashtu se mbesa është bërë dhe ‘molla e sherrit’ mes saj dhe Enit kjo për faktin se  Gret nuk i kushton më rëndsi këngëtares por vetëm Adeas.

“Po të qenurit teze është ndjesia më e bukur në botë, unë tani po e provoj. Madje, jo më larg se dje, kur komunikova me Enin, i thash: ‘Motra më dërgo foto ose video Adean’. Edhe ajo më tha: ‘Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli’. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është tek ajo (Adea)”- u përgjigj Greta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al