7 Dhjetor, 2020

“I druhesha që prej marsit”- Orinda Huta rikthehet pas dy javësh mungesë pas infektimit me Covid-19: Nuk do ia uroja askujt që ta kalonte


Moderatorja e njohur, Orinda Huta, kishte bërë mungesa në televizion, pasi kishte dy javë që nuk paraqitej.

orinda huta (7)

Shkak paska qenë Covid-19 dhe këtë e zbuloi vetë Orinda në puntatën e djeshme të emisionit “Jo vetëm modë”.

orinda huta (9)

Ajo tregoi se koronavirusi kishte prekur të gjithë stafin e saj, të cilët ishin detyruar të izoloheshin për dy javë.

orinda huta (5)

Orinda tregoi se i druhej shumë kësaj gjëje që nga muaji mars, por nuk arriti që të shpëtonte nga infektimi.

orinda huta (4)

Dhe ja ku jemi me mungesë prej dy javësh.

Në fakt, arsyeja është një dhe e vetmja. Është asaj që i druhesha më së shumti që prej marsit dhe po i ruhesha aq shumë që të mos e kaloja Covid-19.

orinda huta (1)

Unë bashkë me stafin e ‘Jo Vetëm Modë’ e kemi kaluar tashmë, e kemi kapërcyer këtë virus.

Një gjë që nuk do doja kurrë dhe nuk do ia uroja askujt që ta kalonte, kjo jo për të frikësuar gjithsecilin prej jush por për t’ju treguar që duhet të keni shumë kujdes.

orinda huta (2)

Kujdes ndaj vetes tuaj, të jeni besimplotë që do e kaloni, dhe sigurisht me ushqimin duke mos neglizhuar absolutisht çdo këshillë të mjekut. Vetëm prej tyre duhet të merrni këshilla, nga askush tjetër.

Por kujdes, ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë kapërcimit të kësaj viroze, kësaj sëmundjeje”,- u shpreh Orinda Huta.

orinda huta (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al