9 Maj, 2022

“I dhe kuptim jetës time”/ Reperi i njohur zbulon për herë të parë se është bërë baba i një djali (Foto)


Reperi i njohur, Çartani ka zbuluar për herë të parë se është bërë babai një djali.

Artisti ka publikuar foton e parë të djalit të cilin e ka pagëzuar me emrin Deon dhe ka mbushur plot 6 muaj.

Në foton e postuar në Instagamin e tij, Çartani e ka uruar djalin me fjalët më të ëmbla.

“6 muaj sot. Nga dita që ti linde & jetës time i dhe kuptim . Zoti të bekoftë e të pastë në dorë , Deoni babit.”

Reperi prej kohësh është larguar nga muzika por ka treguar për publikun se do t’i rikthehet sërish me projekte të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al