18 Prill, 2022

I dha fund lidhjes 8-vjeçare me partnerin e saj, aktorja e njohur zbulon arsyen e pazakontë: Unë doja një pishinë, ai…


Aktorja Natasha Lyonne ka konfirmuar ndarjen e saj nga Fred Armisen, duke shprehur se lidhja e tyre përfundoi për një mosmarrëveshje në lidhje me një shtëpi me pishinë.

Pasi konfirmoi për “The Hollywood Reporter” se jetoi në Los Anxhelos me Armisen gjatë pandemisë, aktorja zbuloi se rrugët e tyre janë ndarë që atëherë.

“Unë sinqerisht mendoj se u ndamë sepse unë doja një pishinë,” pohoi ylli i serialit “Russian Doll.”

“Ne e duam njëri-tjetrin po aq sa dy njerëz mund ta duan njëri-tjetrin dhe ne jemi ende duke folur gjatë gjithë kohës, por Freddyt nuk i pëlqen një pishinë. Mund të duket si një arsye e pazakontë për një ndarje, por gjatë asaj pandemie…”- tregoi ajo.

Lyonne tregoj se pas ndarjes ajo ka blerë shtëpinë e saj, me një pishinë, në Los Angeles. Ish-çifti fillimisht u lidhën me njëri-tjetrin në vitin 2014 kur morën pjesë në festën e Lorne Michael-it para Emmys në West Hollywood.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al