26 Shkurt, 2023

Humbi të atin nga sëmundja e rëndë, Ronaldo Sharka bën gjestin emocionues (Video)


Gazetari i njohur Ronaldo Sharka humbi pak javë më parë babain e tij nga një sëmundje e rëndë.

ronaldo sharka3

Së fundmi, ish-banori i “BBVIP” ka bërë gjestin emocionues ndaj të atit teksa u shfaq me të gjatë natës së spektaklit.. Ronaldo kishte stampuar në bluze një foto ku shfaqet me babain nga momenti kur ai e surprizoi teksa ishte ende pjesë e shtëpisë së famshme.

ronaldo sharka

“Jam sonte këtu sepse ne njerëzit e televizionit kemi në dorë diçka shumë të rëndësishme që është impakti. Nuk jam i vetmi që kam humbur prindit, të gjithë humbin familjarë të dashur, në një moment apo tjetër. 

Të afërmit tanë që largohen nga kjo jetë jam i bindur  që largohen vetëm fizikisht, por janë me ne gjatë gjithë jetës për të na mbrojtur si engjëj dhe ne duhet të vazhdojmë  t’i bëjmë krenar”, u shpreh gazetari.

ronaldo sharka`

Gjithashtu Ronaldo postoi dhe një video të tij ku tregonte bluzën dhe shkroi krahas saj: “Kujtimi më i bukur, gjithë jetën! ❤️”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al