2 Maj, 2019

Humbi bastin me të dashurën, aktori i famshëm “tërbon” Instagram-in me foton nudo në dush


Besojeni apo jo, aktori i famshëm Channing Tatum ka postuar një foto nudo në profilin e tij në “Instagram”. E dini pse? Humbi një bast me të dashurën e tij, këngëtaren e famshme Jessie J.

“Humba një lojë me Jessica Cornish. Humbësi, pra unë, detyrohej të postonte një foto që personi tjetër do zgjidhte. Kurrë nuk do të luaj më me të”, shkruan Channing krahas fotos.

Nga të gjitha fotografitë që mund të zgjidhte, Jessie J zgjodhi pikërisht një foto nudo të të dashurit në dush, duke e ditur se nuk do të kalonte pa tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Por çifti nuk e la me kaq, pasi vazhduan të postonin një foto tjetër në “Instastory” me një përshkrim gazmor: “Ne duke parë pëlqimet që po vijnë, në postimin tim të fundit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al