15 Mars, 2018

Horoskopi për datën 16 mars 2018


DASHI
Në jetën në cift do të luani një rol aktiv, duke vënë në jetë vullnetin tuaj. Në punë do të arrini të rrethoheni nga një atmosferë e këndshme, që favorizon marrëdhëniet me të tjerët.

DEMI
Do ta filloni ditën në formë të shkëlqyer, por një zënkë me partnerin do tju prishë humorin. Kini kujdes mos lini të rritet shumë tensioni.

BINJAKET
Hëna në shenjë ju ofron mundësi për të patur kontakte të rëndësishem për të ardhmen tuaj profesionale. Në dashuri evitoni skenat e xhelozisë.

GAFORRJA
Do të keni një nevojë të madhe për përkëdhelje dhe dashuri, por jo gjithmonë ju gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Mos mendoni se të gjithë e kuptojnë atë cfarë ju dëshironi.

LUANI
Do ti ktheheni një dashurie të vjetër të cilën do ta përjetoni më shumë me fantazi. Nëse nuk ndiheni mirë flisni me miqtë dhe partnetrin dhe do të ndiheni më të qetë.

VIRGJERESHA
Dashuria dhe ndjeshmëria do tju shoqërojnë gjatë ditës së sotme, por ju shpesh herë nguroni të shfaqeni nga frika e refuzimit. Mbrëmja do të jetë e qetë në shoqërinë e miqve.

PESHORJA
Me partnerin gjithcka shkon shumë mirë, e keni bërë për vete tashmë, pa e kuptuar. Me aftësitë tuaja do të arrini të bindni një mik për të hapur një aktivitet të ri së bashku.

AKREPI
Në jetën profesionale do të keni mosmarrëveshje si pasojë e paqartësisë tuaj në të shprehur, dhe kjo shpesh ju shkakton probleme me kolegët të cilët shpesh mendojnë keq për ju.

SHIGJETARI
Në jetën në cift ka ardhur koha të flisni hapur të hiqni cdo lloj maske dhe të shprehni ndjenjat tuaja nëse doni që marrëdhënia të bëjë një hap të rëndësishëm përpara.

BRICJAPI
Zemra juaj do të rrahë fort sot, dikush që ju pëlqen do t`ju bëjë të kuptoni që nuk është indiferent ndaj jush. Do të përjetoni eksperienca të reja në jetën profesionale.

UJORI
Momente magjike të alternuara me diskutime do të kaloni me partnerin kur do të përpiqeni të bëni plane për të ardhmen. Hëna në shenjë nuk ju favorizon shumë në realizimin e projekteve.

PESHQIT
Nuk do ta keni të lehtë të shprehni me fjalë atë që ndjeni dhe kjo do të komplikojë gjërat. Fantazia nuk ju mungon por duhet të jeni më racional sepse rrezikoni të lini pa realizuar projektet tuaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al