6 Prill, 2023

Historia/ Shpërthen sherri mes bashkëshortëve, burri ‘kap’ 33-vjeçaren duke i kontrolluar xhepat e pantallonave. Ja çfarë ndodh më pas


 

Ju mund të mos e besoni, por ka ndodhur vërtet në Australi, ku një grua u kritikua për ‘shkelje’ të privatësisë së burrit të saj vetëm sepse i kontrolloi xhepat përpara se të fuste rrobat e tij në lavatriçe.

lavatricja

Sipas Daily Mail, 33 vjeçarja, thjesht ishte duke larë rrobat kur burri i saj filloi t’i bërtiste.

 Ajo është kapur “në flagrancë” me duart në xhepa teksa kontrollonte nëse kishte lënë diçka të rëndësishme brenda dhe të mos prishej nga procesi i larjes.

Burri thuhet se është zemëruar aq shumë me veprimet e gruas së tij sa që ka blerë për veten e tij një dollap të veçantë me një bravë dhe çelës për ta mbajtur gruan larg rrobave të tij.

“Mora pantallonat e punës [të bashkëshortit tim] dhe po shikoja në xhepa për t’i zbrazur përpara se t’i fus në lavatriçe si gjithmonë”, ka shkruar gruaja në një postim në Reddit.

“Burri im sapo kaloi aty pranë dhe më pa, nisi të më bërtiste që t’i lija pantallonat e tij”, shkruan ajo.

“Kisha gjetur një copë letre të palosur, por ai e mori me shpejtësi dhe filloi të më bërtiste se si nuk kam respekt për privatësinë e tij dhe se nuk duhet të fusja duart në gjërat e tij”.

Gruaja pranoi se ishte ‘sinqerisht e shtangur’ dhe tha se ajo gjithmonë i kontrollonte rrobat përpara se t’i fuste në makinën larëse.

Burri i saj ka pretenduar se ajo duhet të kishte kërkuar leje para se të kontrollonet rrobat e tij.

Burri që nga ky moment ka refuzuar të flasë me gruan e tij dhe ka blerë një dollap të ri me bravë për t’i ‘dhënë asaj një mësim’ për ‘privatësinë’ dhe ‘përgjimin’.

Si mendoni ju, çfarë fshihet pas kësaj?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al