31 Gusht, 2018

Historia që të lë pa frymë, mjekët i thanë se kishte infeksion të lehtë, por pas lindjes djali i saj vdiq!


Mund të jetë vendimi më i vështirë në jetë! Të dalin nga buzët e tua fjalët që bëjnë të shuhet jeta e fëmijës tënd. Kjo ka ndodhur me një nënë e cila ka qenë e detyruar të autorizojë fikjen e aparaturave që mbanin në jetë djalin e saj 10-ditësh, pasi ai ishte prekur nga herpesi.

Vetëm 22 vjeçe, tani Kira Aldcroft ka lëshuar një apel ndaj të gjitha nënave që janë shtatzënë të bëjnë analiza për të përcaktuar nëse kanë këtë virus ose jo.

Ajo thotë se shtatzënia i kishte shkuar shumë mirë deri në lindje. E solli në jetë birin e saj 9 ditë para datës së përcaktuar nga mjekët. E reja nga Manchesteri, tha se ajo nuk kishte simptoma të herpesit gjenital përveç një infeksioni të lehtë, që sipas saj infermieret i kishin thënë se është efekt anësor i zakonshëm i shtatzënisë.

Por vetëm tetë ditë pas lindjes së Leos, u detyrua ta dergojë djalin me urgjencë në spital pasi nga goja e tij filloi të rridhte gjak. Pasi gjendja e tij u përkeqësua shpejt, Leo ra në koma. Pas ekzaminimeve mjekët zbuluan se Kira ishte e prekur nga virusi herpes dhe e kishte kaluar te djali i saj gjatë lindjes.

Vetëm pak orë pasi mbërriti ne spital, mjekët i bënë me dije nënës së re se mëlçia dhe veshkat e Leos së vogël po dobësoheshin dhe se ai duhej të vihej në një aparat dializë për t’u mbajtur gjallë, por ditë pas dite, të gjitha organet e tij po dilnin nga funksioni.

Pas kësaj, Kira mori vendimin pikëllues për të fikur aparatin që mbante foshnjen e saj në jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al