31 Gusht, 2017

Guxoi dhe tregoi fytyrën pas sulmit me acid, reagimi i publikut bën Vilmën të flasë sërish


Ditën e djeshme të gjitha mediat përhapën lajmin për vajzën guximtare nga Vlora e cila 4 vite më parë u sulmua barbarisht me acid në fytyrë, duke marrë dëmtime të rënda.

Vilma Dule i habiti të gjithë me forcën dhe kurajon për të vazhduar jetën po njësoj, dhe për t’u treguar të gjithëve se si dukej fytyra e saj sot, dhe shenjat që ai sulm i pabesë i kishte lënë.21105835_1866607580223243_7483124547788391588_n

Pas përkrahjes së madhe që mori, Vilma ka publikuar një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që i shprehen mbështetje dhe e përkrahën.

Ndër rreshta ajo shprehet se pavarësisht çdo vështirësie që jeta na përball, duhet të jemi mirënjohës…21106909_1867650866785581_1035533014003985410_n

Mesazhi i plotë i Vilma Dule

“Përshëndetje Luftëtarë,

Sot më keni dërguar një pafundësi mesazhesh kuptimplotë, ku më përgëzonit për forcën që kam treguar për të përballuar atë sulm, aq të ashpër dhe të pa besë.

Shumë prej jush më pyetën se cili ishte burimi i forcës sime? Nga vinte gjithë kjo kurajo?
Çfarë mund të them???

Mund t’ju shkruaj që për të përballuar cdo vështirësi që na vjen përpara, në fillim duhet të mësojmë të jemi:
“Mirënjohes”. 
Mirënjohës ndaj të qenurit akoma në jetë. 
Mirënjohes ndaj gjërave të thjeshta që na rrethojnë dhe ndaj gjesteve të përditshme që i marrim për të mirëqena. 
Mirënjohës ndaj kësaj dite që kaloi dhe faktit qe sot punuat, 
u kujdesët për femijët apo që keni miqtë dhe familjen pranë.. 
Cfarëdo që të keni berë sot, me siguri, ka patur dicka për të qenë mirënjohës. Vetëm në ketë menyrë mund të fillojmë ti shikojmë problemet si zgjidhje dhe jo si pengesa të pakalueshme.

Gëzojuni të gjitha gjërave të bukura, përballuni me ato të shëmtuarat, me bindjen se ato erdhën për të na mësuar diçka që nuk e dinim më parë.

Unë sot, JU JAM MIRENJOHESE JUVE, sepse më keni rrethuar me lavda dhe krenari. 
Ma bëtë diten më të bukur, ndjesitë janë unike.

 Faleminderit”21192367_1866942590189742_5648107411477959561_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al