28 Shkurt, 2018

Grupi i famshëm “Spice Girls” do të këndoj në dasmën më të madhe të vitit (FOTO)


Kur ishte 13 vjeç, Princ Harry e përshkroi takimin me grupin e famshëm “Spice Girls” si “ditën më të bukur të jetës së tij”. E kush më mirë se ata mund të performojnë në dasmën e tij?

Mel B, një nga 5 anëtaret e “Spice Girl”, së fundmi ka qenë e ftuar në një emision ku si padashur ka pohuar se grupi do të këndojnë në dasmën mbretërore të Prince Harry dhe Meghan Markle e cila do të zhvillohet me 19 maj.

Grupi i njohur njoftoi ribashkimin vitin që kaloi dhe tashmë fansat të cilët mezi e kanë pritur këtë moment do të mund të shijojnë performancat e tyre në turet muzikore.

Princi, tani 33 vjeç, u takua për herë të parë me grupin në virin 1997, pas kohë pas vdekjes së nënës së tij Diana, Princesha e Uellsit. Gjithashtu edhe Meghan e cila është rritur në Amerikë, thuhet se është fanse e “Spice Girl”, ku motoja e vitit 1990 ishte “Fuqia e femrave”.

Love my girls!!! So many kisses!!! X Exciting x #friendshipneverends #girlpower

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al