18 Janar, 2019

Gruaja e quajti Meghan Markle “zonjë e shëndoshë”, ajo i dha përgjigjen që askush se priste (VIDEO)


Dukesha e Sussex Meghan Markle ka qenë së fundmi në një takim me pjesëtarët e stafit dhe vullnetarët në strehën e kafshëve “Mayhew”.

Gjatë një takimi me disa zonja, Markle mori një “kompliment” të pahijshëm, por ajo e mori me të qeshur.

“Çfarë zonjë e dashur që je. Të bekojë Zoti. Dhe je një zonjë e shëndoshë!”, i tha një prej të pranishmeve e quajtur McEachrom, si për t’iu drejtuar me batutë barkut të saj të rrumbullakosur.

Meghan menjëherë nisi të qeshte me të madhe dhe iu përgjigj: “Po e pranoj!”.

E pranishmja nuk e la me kaq, pasi ajo tha se Dukesha e Sussex dhe Princi Harry janë në pritje të një djali.

“Mendon se do të jetë djalë? Është surprizë. Nuk e dimë se çfarë gjinie është”, u shpreh Meghan.

Ndërkohë kujtojmë se Meghan Markle është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pritet të lindë në muajin prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al