20 Dhjetor, 2017

Grida Duma, princesha me të bardha


Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është fotografuar këtë të enjte nga paparaci ynë, teksa po futej në sallën e Parlamentit. Si gjithmonë, zonja Duma spikat për shijen në veshje, ku asgjë nuk është e ekzagjeruar dhe në respekt të plotë të institucionit ku ajo punon, por gjithsesi nuk kalon pa rënë në sy.

Kjo sepse Duma, përveçse është një zonjë e hijshme, ka gjetur edhe stilin që i shkon. Kësaj here ajo na ka surprizuar me veshjen e saj të bardhë, një ngjyrë e cila nuk përdoret shumë në dimër, por nëse di të gjesh veshjen e duhur, është perfekt edhe në këtë stinë. Me të vërtetë ngjan një mrekulli!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al