31 Mars, 2018

Granit Xhaka tregon sa romantik është, dedikim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortes


Kanë futbollisti Granit Xhaka i dha fund beqarisë në janar të këtij viti, ku kurorëzoi në martesë lidhjen e tij 3-vjeçare me bukuroshe Leonita.

Që të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku vazhdimisht na tregojnë se sa të lumtur janë pranë njëri-tjetrit, e sigurisht edhe shumë të dashuruar.

Ndërkohë Xhaka shpeshherë e surprizon bashkëshorten e tij me dedikime dashurie, ashtu siç ka bërë edhe me rastin e ditëlindjes së saj.

Krahas një fotoje bardhë e zi, ku çifti qëndron i përqafuar, futbollisti shkruan: “Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe 100 vjeç. Zemër ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qëndron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shummm, shummm. Kjo ditë zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por edhe për mua. Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti.

Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë. Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë.

Të premtoj që gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Gëzuar ditëlindjen engjëlli im! Të duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem”.


Gjithashtu Graniti ka publikuar edhe “Instastorie”, ku tregon se si ata të dy kanë pritur ditëlindjen.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al