8 Korrik, 2022

Goditet nga rrufeja/ Ndërron jetë bashkëshorti i aktores së njohur


Bashkëshorti i aktores Bevin Prince, William Friend ka ndërruar jetë pasi është goditur nga rrufeja.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Karolinën e Veriut. Mësohet se 33-vjeçari u godit nga rrufeja teksa po lundronte pranë ishullit “Masonbro”. Pas ngjarjes së rëndë kanë qenë disa civilë në vendngjarje që kanë njoftuar si fillim policinë detare. Të parët që ndërhynë ishin agjentët e Njësisë Detare të Zyrës së Sherifit të Qarkut të Nju Hanoverit, të cilët i dhanë ndihmën e parë William Friendit. Ekipi u përpoq ta mbante në jetë bashkëshortin e aktores së njohur, por pa sukses.

Ai ndërroi jetë akoma pa mbërritur në spital. Pasi viktima u nda nga jeta u transportua në një spital lokal, ku personeli i urgjencës më pas lajmëroi familjarët e afërt.

William Friend, Husband of One Tree Hill 's Bevin Prince, Dead at 33 After Being Struck by Lightning - Mtech News

Pasi lajmi u bë me dije ka reaguar në rrjetet sociale, mikja e ngushtë e çiftit, aktorja Odette Annable, e cila u shpreh se e gjitha kjo situatë është e paimagjinueshme.

“E paimagjinueshmja ka ndodhur dhe ne duhet t’i themi lamtumirë një shoku tjetër. Will, është surreale ta shkruaj këtë. Çfarë dhuratë u bëre të gjithë atyre që të njohën dhe që njohën pasionin që të digjej në shpirt. Pasioni për të ndihmuar njerëzit, për të gjetur lumturinë si askush tjetër në Karolinën e Veriut me Bevin. Ju ishit perfekt në çdo mënyrë. E mbështete në ëndrrat e saj, e bëre të ndihet e dashuruar, e adhurove me çdo copëz të shpirtit tënd dhe unë do të jem përgjithmonë mirënjohëse të dëshmoj atë lloj dashurie”, vazhdoi ajo. “Në vetëm 33 vite arrite shumë.U prefsh në paqe, britanik simpatik, mendjemprehtë dhe i bukur që e donte Amerikën. Unë të dua,-përfundoi aktorja.

Who Was Will Friend Bisnow CEO And Bevin Prince Husband, Cause Of Death, Lightning Accident, Obituary, Age, Biography, Wife, Net Worth - The SportsGrail

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al