21 Nëntor, 2023

“Gjyshen e mendoi për nënë, e nënën për motër” – Konkurentja e “BBVK” rrëfen mes lotësh: Me babain nuk flas, i kërkova para për të kuruar kancerin dhe…


Santiana Maloku është një ndër konkurentet e “Big Brother Vip Kosova”, e cila mbrëmjen e djeshme ka bërë një rrëfim prekës mbi fëmijërinë e saj.

“Gjyshen e mendoi për nënë, e nënën për motër” – Santiana Maloku prek me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova

Mes emocionesh ajo tregoi se kishte menduar që gjyshja është nëna dhe nëna e saj biologjike motra, pasi ato ia kishin fshehur.

“Jam lindur në Gjakovë në vitin 1994, fëmijë i vetëm i familjes tem. Prindërit e mi janë ndarë kur unë i kam bërë dy vjeçe dhe më ka rritur gjyshi me gjyshen. Ata i kam thirr mami dhe babi, sepse nëna ka qenë shumë e re kur më kanë lindur mua dhe nuk e kam ditur që e kam nënë deri në moshën 5-6 vjeçe. Më ka treguar një kusherinë e nënës që nëna ime e vërtetë është Agnesa, unë e thirri në emër se kam menduar që e kam motër.

Jam shkuar në shtëpi duke qarë. Kam qarë dhe ju kam thënë më tregoni kush është nëna ime. Më ka marrë nëna më ka treguar krejt, prej fillimit, si ka ndodhur, i kam thënë e kam ditur që je nëna ime se gjithë të ka ardhur era më e mirë se e gjyshes. Nuk ia ndjej askujt atë erë si të asaj. Si fëmijë kam qenë shumë kurioze, më kanë interesuar gjërat, e kam vërejtur që diçka nuk është në rregull. Doja ta dija, por nuk kam guxuar t’a bëj atë pyetje”, u shpreh Sentiana.

Nga ana tjetër Maloku tha se në moshën 2 vjeçare prindërit iu divorcuan dhe nga ai moment jeta e saj u vështirësua pasi edhe gjyshi ka dashur ta dërgojë në shtëpinë e fëmijës.

“Edhe në një formë më ka larguar, nuk më ka afruar shumë kur kam qenë e vogël. I ka pasur edhe ajo arsyet e veta, e kuptoj plotësisht, tani e kuptoj jam rritur. Gjyshja mi ka bërë rrobat gati për me më dërgu në jetimore se gjyshi ka qenë kategorikisht kundër.

Duke dalë prej shtëpisë, i kam puthur dyert e shtëpisë dhe kam thënë shtëpia është tyrbe. Se di si më erdhi, edhe gjyshi në atë moment i thotë gjyshes, dëgjoje çfarë po thotë dhe nga ajo ditë më ka shikuar shumë.

I kam pasur disa momente të vështira, kur më ka ndërruar jetë gjyshi e kam ndier shumë mungesën e babait dhe ka qenë shumë e rëndë. Në moshën 16 vjeçare është sëmurë nëna, tani është mirë, por ka vuajtur shumë.”- tha ajo.

Sentiana tha se në moshën 18-vjeçare duhej të bënte një operacion në gji, por ai kushtonte shumë para dhe shkoi t’ia kërkonte babait pasi nuk kishte se ku ti merte tjetër, ndërsa ky i fundit nuk i ka dhënë teksa i ka thënë se po gënjejn sepse nuk është sëmurë.

“Gjithë jetën është munduar për mua. Kur kam qenë në moshën 18-vjeçare kam bërë një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që më ndihmuan të gjithë. Unë kam shkuar në postë dhe i kam shkruar babait për ti kërkuar ndihmë, e kam bërë atë gabim, por nuk më ndihmoi pasi tha po gënjën sepse nuje sëmurë. Nuk më besoi që më duhet seriozisht ato para, kur e mora atë përgjigje mu prenë këmbët krejt.

Njerëzit tjerë ishin në gjendje e babai im jo, prej atij momenti nuk kam as përse të kem kontakt me të. Kur janë ndarë, babai ka dashur të më marrë nga nëna. E di sa më kanë ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush. Babanë e kam takuar për herë të parë në moshën 18 vjeçare, nuk e kam njohur, vetëm emrin ia kam dit. Nuk kam kontakte më me të, një babë e kam pasur, ai nuk jeton më. E kam nënën për gjithçka. Unë sulmoj para se të më sulmojnë.

Njerëzit mendojnë që jam shumë e egër, që nuk kam ndjenja, por përndryshe këtu jam njeriu më i ndjeshëm. Nuk qaj para të tjerëve se më vjen inati, se frikësohem që dobësohem”- tregoi Maloku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al