2 Nëntor, 2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik festuan Halloween-in e parë me të voglën e tyre! Ja fotoja e parë familjare


Me rastin e festës së Halloween-it, supermodelja Gigi Hadid ka publikuar për herë të parë një foto familjare, krah partnerit, Zayn Malik, dhe vajzës së tyre.

gigi hadid zayn malik

Këngëtari shfaqet duke e mbajtur të voglën në krahë, ndërkohë që të dy janë duke buzëqeshur dhe duke e parë me admirim vogëlushen, raporton “Mirror”.

gigi hadid (4)

Halloween-i im i parë”, ka shkruar Gigi përkrah fotos me një sticker.

Edhe këtë herë, dyshja nuk e ka zbuluar portretin e vajzës, ashtu siç edhe emrin e kanë mbajtur “sekret”.

gigi hadid (3)

Zayn dhe Gigi u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator dhe lajmin e bukur e dha vetë këngëtari, nëpërmjet një postimi në Twitter.

gigi hadid (3)

Dyshja ka vendosur që vajza e tyre të rritet në fermën e familjes, aty ku dhe erdhi në jetë.

gigi hadid (1) gigi hadid (4) gigi hadid (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al