11 Mars, 2020

Getinjo bën njoftim e papritur në rrjetet sociale dhe më pas zhduket. Çfarë po ndodh me reperin


Getinjo ka vendosur të zhduket për disa kohë nga rrjetet sociale.

Lajmin e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në Instagram. Ai shkruan se për arsye personale nuk do të jetë aktiv për disa kohë.

“Për disa arsye private nuk do jem aktiv për një kohë në Instagram. Respekte dhe shihemi kismet,”- njoftoi ai.

Gjithashtu Getinjo ka fshirë nga rrjeti social të gjitha fotot e tij.

Nuk dihet arsyeja përse reperi mori këtë vendim.

Mos ndoshta po përgatit një surprizë për fansat?

Pritet të shohim nëse reperi bëri këtë largim për tu rikthyer me një projekt të ri muzikor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al