5 Janar, 2019

Gardëroba super e shtrenjtë e Meghan Markle për vitin 2018, zbulohet shuma marramendëse


Nga dasma me Princ Harry-n, e ndjekur nga miliona njerëz deri te turneu i saj i parë mbretëror, Dukesha e Sussex ka patur një vit mjaft të qetë.

E duket se Meghan Markle ka investuar në një gardërobë mjaft të shtrenjtë, pasi fatura e veshjeve për vitin 2018 arrin pothuajse gjysmë milioni paund.

Në 2018 dukesha është cilësuar si një ndër gratë të veshura më bukur në mbretëri dhe vendosi edhe shumë trende.

Ndërkohë sipas një uebsajti për stilin e familjes mbretërore, ‘”UFO No More”, u zbulua se Meghan kishte shpenzuar më shumë nga të gjithë për garderobën e saj në 2018.

“UFO No More” zbuloi shumën e shpenzuar nga familja mbretërore britanike si dhe ato europiane gjatë 12 muajve të kaluar.

Sipas faqes në fjalë, Markle kryeson listën e gardërobës më të shtrenjtë përballë 14 grave të tjera, duke përfshirë Kate Middleton, princeshën Eugenie dhe princeshën Beatrice. E gjithë gardëroba e Meghan kushton në total 508 mijë paund.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al