2 Shkurt, 2018

“Galaxy S9” shumë shpejti në treg, por sa do të kushtojë?  


Më 25 pritet që të dalë në treg versioni i shumëpritur i “Samsung Galaxy S9”, që më pas do të shoqërohet në një moment të dytë nga modeli më i madh S9+.

Por që tani kanë nisur edhe aludimet rreth çmimit që këta dy telefona mund të kenë.

Pavarësisht se nuk pritet që të ketë diferenca të mëdha nga versionet S8 dhe S8+, modelet e re S9 dhe S9+ do të dalin të paktën 50 dollarë më të shtrenjta.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që ato të shiten për 885 dollarë dhe 935 dollarë, por çmimet janë të ndryshme në vende të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al