20 Korrik, 2019

“Gaga nuk do ta lërë Bradley-n t’i shpëtojë prej duarsh”, këngëtarja është zhvendosur te shtëpia e Cooper?


Revista “InTouch” sapo na konfirmoi se Lady Gaga është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit më të njohur të showbiz-it, Bradly Cooper dhe Irina Shayk.

Burime për revistën e njohur kanë thënë se këngëtarja është zhvendosur në shtëpinë 13.5 milionë dollarësh të aktorit, në Nju Jork.

“Tani që lidhja e tij me Irina+n mori fund, Gaga nuk do ta lërë Bradley-n t’i shpëtojë prej duarsh. Ajo madje ka zhvendosur disa gjëra të saj në shtëpinë e aktorit”, thuhet në artikullin e bujshëm.

I njëjti burim ka shtuar se aktori i famshëm ka mbushur disa sirtarë të gardërobës me veshje të këngëtares. Madje thuhet se Brandley edhe mund të martohet me Gaga-n.

Gjithashtu flitet se çifti i ri i showbiz-it përflitet se dëshirojnë edhe një vëlla ose motër për Lean e vogël, vajzën e Cooper-it me Irina-n.

Por në lidhje me këtë lajm ka shkruar një tjetër portal, “gossipcop.com”, i ka cilësuar si të rreme këto pretendime dhe sipas tij, Lady Gaga dhe Bradly Cooper nuk janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Edhe “People” apo “Entertainment Tonight” kanë konfirmuar të njëjtën gjë që ish-kolegët e filmit “A star is born”, kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë çift.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al