24 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Opozita “e ndarë” në politikë, e bashkuar në realitet


Situata në selinë e Partisë Demokratike duket gjithnjë e më shumë e ndezur. Deputetët prej muajsh janë ndarë në dy kampe dhe thuajse çdo mbledhje e tyre shoqërohet me debate.

Këta që shihni në foto janë vetëm disa nga personazhet më të lakuara në media për deklaratat e tyre politike, duke i vënë theksin rëndësisë që ky proces ka për ta. Por kjo foto nuk ka aspak lidhje me ndasitë dhe problemet që kjo forcë ka.

Thuajse çdo të enjte ata futen në sallën e Parlamentit, të bashkuar dhe të qeshur. Në këtë foto ne kemi mundur të sjellim Gazmend Bardhin, Orjola Pampurin, Ina Zhupën, ku bashkë me kolegët e tyre janë futur në sallë, duke qeshur dhe duke komunikuar krejt të çlirët mes njëri-tjetrit. Sinjal i mirë ky!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al