24 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Një çadër dhe pak ndihmë për Milva Ikonomin


Jemi mësuar të shikojmë ministra që e ngasin vetë makinën, mbajnë vetë çadrën, madje nga ato ministra që edhe u mbajnë çadrën shoferëve të tyre.

Epo ky është një rast tjetër, ose më mirë të themi, rasti klasik. Milva Ikonomi, ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, ka lënë seancën plenare ditën e enjte në një kohë me shi dhe duket se ka pasur nevojë për ndihmë. Teksa zbret shkallët e Parlamentit, është shoferi ai që e shoqëron, por edhe i mban çadrën që mos të laget.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al