1 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Në top formë, Kristina Baki në ditët e fundit të shtatzënisë


Modelja e njohur, Kristina Baki, është në ditët e fundit të shtatzënisë. Shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë edhe vajzën e saj të parë.

Paparaci ynë ka shkrepur ndoshta foton e saj të fundit teksa është në pritje të ëmbël. E ulur në një nga baret e kryeqytetit, e vetmja, modelja po shijon një kafe e relaksuar. Këto pamje vijnë vetëm pak ditë pas festës që ajo organizoi. Në festën “baby shower”, ajo festoi ardhjen në jetë të vajzës, bashkë me mikeshat e afërta.

Modelja është shfaqur e veshur me një fustan të verdhë, të shkurtër e të hapur dhe pa dyshim buzëqeshja nuk ka munguar në portretin e saj. Kristina, e cila është në pritje të një vajze, nuk ka ngurruar të ndajë foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale. Është vënë re që mes mikeve të saj kanë qenë edhe shumë vajza të njohura të ekranit si Adrola Dushi, Viola Spiro, Enxhi Nasufi apo Drilona Boçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al