7 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ “Në garë” kush mban në çadër Berishën


Partia Demokratike është në një pikë të rëndësishme të saj. Pas Kuvendit, në selinë blu pritet të mbahen edhe zgjedhjet për kryetarin e ri.

Tashmë, edhe ata që ishin mbështetës të Bashës, kanë nisur të shfaqen si mbështetës të Berishë. E ndërsa ata që e mbështesnin që në fillim, tashmë janë edhe më ‘besnikë’.

Një prej tyre ka qenë edhe deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu. Thuajse në çdo seancë plenare, ai është shfaqur në krah të ishKryeministrit. Këtë javë ai e ka përcjellë me çadrën e tij deri te makina, madje duke vijuar t’i mbajë çadrën, edhe pasi shoferi i Berishës ka afruar të tijën. Dhe kujtojmë se Shehu është vetëm një ndër deputetët që kujdesen për Berishën, edhe jashtë ambienteve të Parlamentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al